
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në drekën e punës në Bruksel bashkë edhe me liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Ai ka kërkuar që të hiqen masat e Bashkimit Evropian dhe Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat. Kurti është pjesë e drekës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ai është shprehur se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës.
Kryeministri i Kosovës ka bërë thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim.
Kurti ka kërkuar gjithashtu që masat ndaj Kosovën të hiqen, të cilat i ka quajtur të padrejta.
Lini një Përgjigje