TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Shtator 2024, 07:36

Londra 'mesazh' Vuçiç, zbarkojnë në Kosovë trupat britanike

Shkruar nga Pamfleti
Londra 'mesazh' Vuçiç, zbarkojnë në
300 trupa nga Mbretëria e Bashkuar

300 trupa nga Mbretëria e Bashkuar kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në Kosovë me një avion që ka ateruar në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës.

Kontingjenti britanik, nga Regjimenti Mbretëror i Jorkshërit do të dislokohet në Kosovë për ato që misioni paqeruajtës KFOR i cilëson si ushtrime rutinore.

Këto ushtrime do të mbahen nga 18 shtatori deri në fund të tetorit, ka njoftuar KFOR-i nëpërmjet një deklarate, pa dhënë hollësi se në ç’ vend do të zhvillohen ato.

Forcat britanike do të kryejnë një sërë aktivitetesh stërvitore, së bashku me trupat e tjera të KFOR-it, gjatë dislokimit të përkohshëm të tyre.

KFOR-i ka njoftuar se stërvitjet kanë për qëllim “të testojnë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre në kuadër të misionit".

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka bërë të ditur, po ashtu, se stërvitjet do të mbështesin gatishmërinë e KFOR-it “për t’iu përgjigjur zhvillimeve relevante të sigurisë”. 

Pas lajmeve në mediat serbe se Aleksandër Vuçiç do shpallte të pushtimin e veriut të Kosovës, presidenti para popullit përcolli 7 kërkesa si parakushte të domosdoshme për një përparim domethënës” në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Por kërcënimet për pushtim që përcollën mediat i konfirmoi Presidenti Vuçiç kur tha se ka pasur dilema nëse Serbia duhet të marrë ndonjë veprim sa i përket pushtimit të një pjese të territorit.

“Nuk kemi marrë vendim për pushtimin. Ekspertët tanë ligjorë kanë qenë kundër”, ka thënë ai.

 

300 trupa nga mbretëria e bashkuar

Lini një Përgjigje