Presidentët dhe kryeministrat evropianë kanë shprehur keqardhje për mungesën e zbatimit të Marrëveshjes së arritur në shkurt në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve.
Komisioni Europian ka reaguar zyrtarisht sot lidhur me bisedimet dje në Bruksel të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit me liderët e BE.
Ata kanë dënuar ashpër sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës, që ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.
Sipas KE, Bashkimi Evropian pret që autorët të arrestohen dhe të sillen shpejt para drejtësisë dhe Serbia të bashkëpunojë plotësisht, dhe t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm në këtë drejtim”.
Në fund të takimit dyditor, të mbajtur në Bruksel, liderët e BE-së kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.
Kosovës dhe Serbisë u është kërkuar që të vazhdojnë përpjekjet për ulje të tensioneve dhe të sigurojnë mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen aktive të serbëve të Kosovës.
“Dështimi për t’i ulur tensionet do të ketë pasoja”, kanë deklaruar Meloni, Scholz dhe Makron.
Presidentët dhe kryeministrat evropianë kanë shprehur keqardhje për mungesën e zbatimit të Marrëveshjes së arritur në shkurt në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve.
BE-ja ka bërë thirrje që dy vendet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet paraprake, pa vonesa dhe pa parakushte, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor në rrugën evropiane të të dyja palëve dhe të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të progresit”, thuhet më tej.
Të enjten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pritën në takime të ndara nga liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë, si dhe nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lini një Përgjigje