TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Tetor 2023, 09:47

Vuçiçi nervozohet në Bruksel pas mosnënshkrimit të marrëveshjes, përplaset me gazetarin nga Kosova (VIDEO)

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiçi nervozohet në Bruksel pas mosnënshkrimit të
Aleksandar Vuçiç

Pas takimeve që pati me krerë shtetesh në Bruksel, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pati një ballafaqim me gazetarin kosovar Xhemajl Rexha.

Gazetari Rexha e pyeti për mosnënshkrimin e marrëveshjes, por duket se Vuçiç nuk ishte i interesuar të flasë për këtë temë, teksa u shfaq në siklet.

“Vetëm mos u bëj kaq i zhurmshëm, të lutem. Unë të dëgjova ty mirë, pse je kaq nervoz, unë mund ta imagjinoj pse je kaq nervoz, unë nuk jam i shurdhër, do të prononcohem çfarëdo që kam nevojë të them, mos u shqetëso. Nuk ishte çështja me nënshkru apo mos me nënshkru diçka, ne kaluam rreth kësaj çështje në Ohër, para Ohrit dhe aktualisht çka kemi nënshkruar është procesi i marrëveshjes më 2013 që ta dish dhe ajo u nënshkrua nga dy palët”, i tha Vuçiç i tensionuar.

Pas takimeve në Bruksel ditën e djeshme, nga Qeveria e Kosovës kanë njoftuar se kryeministri Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë për të nënshkruar marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, duke e përfshirë edhe draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të prezantuar javën e shkuar nga diplomatët euroatlantikë.

Por, sipas komunikatës së Qeverisë, nënshkrimi i marrëveshjes është refuzuar nga Serbia. E presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se “nuk bëhet fjalë për nënshkrim apo mosnënshkrime të ndonjë gjëje”, porse për “zbatimin e asaj që është nënshkruar dikur, apo që është rënë dakord ndërkohë”, duke iu referuar propozimit ndërkombëtar për Asociacionin.

 

vuçiç takimi në bruksel kosova

Lini një Përgjigje