TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Tetor 2023, 18:15

Kurti dhe Vuçiç takime në Bruksel, Charles Michel: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thelbësore

Shkruar nga Pamfleti

Kurti dhe Vuçiç takime në Bruksel, Charles Michel:

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar se kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë është thelbësor.

Me anë të një postimi në platformën ‘X’, Michel shtoi se Komisioni i Evropian do të diskutojë më tej për temën.

Së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe kolegët e BE-së, u takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe më pas me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Shtensionimi dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor”, ka shkruar Michel në rrjetin social X.

Ndërkohë që sipas raportimeve që vijnë nga Brukseli, thuhet se në BE ekziston një optimizëm i madh për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

vuçiç kurti michel

Lini një Përgjigje