
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka folur pas takimeve që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Në një deklaratë për mediat në Samitin e BE-së në Bruksel, Borrell tha se puna po vazhdon për uljen në tavolinën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë, ndërsa shtoi se do të ketë takime të tjera.
Borrell përfundoi komentin e tij duke thënë se e vetmja zgjidhje për mosmarrëveshjen mbetet dialogu dhe vetëm Dialogu.
“Erdha vonë sepse erdha prej një takimi tjetër me Kosovën dhe Serbinë…Kur jemi te Kosova dhe Serbia – puna po vazhdon dhe ndoshta duhet ta lëmë mbledhjen e BE-së dhe të provojmë të ulemi sërish me të dy liderët për të provuar nëse ne mund të gjejmë një zgjidhje brenda dialogut. S’ka zgjidhje tjetër – ajo shkon përmes dialogut”, tha ai.
Lini një Përgjigje