TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Tetor 2023, 16:05

Dialogu Kosovë-Serbi, Meloni zbardh takimet me Kurtin e Vuçiç: Kërkuam zbatimin e marrëveshjeve

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu Kosovë-Serbi, Meloni zbardh takimet me Kurtin e

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka zbardhur takimet që kanë pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një prononcim për mediat, Meloni ka thënë se Italia, Franca dhe Gjermania po mundohen që të bëjnë hapa përpara sa i përket dialogut dhe se sot iu kanë kërkuar edhe Kurtit dhe Vuçiçit që të ndërmarrin hapa lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë viteve të kaluara të gjatë muajve të kaluar.

Kryeministrja italiane ka thënë se pret të shohë se si do të shkojnë gjërat sot gjatë ditës duke thënë se shpreson që do të bëhen disa hapa përpara.

“Pak më parë ne ishim të angazhuar në një tjetër le të themi një skenar tjetër kritik që është se mes Serbisë dhe Kosovës. Po mundohemi të gjejmë një zgjidhje në bazë të qartë të punës Itali, Francë, Gjermani nga Bashkimi Evropia. Po përpiqemi të bëjmë hapa përpara dhe u kemi kërkuar të dy liderëve të ndërmarrin hapa përpara në lidhje me zbatimin e dokumenteve dhe marrëveshjeve të hartuara së bashku në vitet e kaluara në muajt e kaluar, do të shohim se si do të shkojë gjatë ditës, shpresojmë të bëjmë disa hapa përpara”, ka thënë Meloni.

 

meloni taki kurti vucic marreveshje

Lini një Përgjigje