TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Tetor 2023, 15:50

Pas Kurtit, përfundon edhe takimi i Vuçiç me liderët e BE-së; ende asnjë informacion mbi rezultatin e negociatave

Shkruar nga Pamfleti

Pas Kurtit, përfundon edhe takimi i Vuçiç me liderët e

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka përfunduar edhe takimi i Vuçiçit me liderët evropian. Ndryshe nga Kurti, takimi i Vuçiçit ka zgjatur shumë pak.

Të dy liderët si ai i Kosovës edhe i Serbisë nuk janë prononcuar për mediat lidhur me mënyrën se si shkoi takimi dhe se çfarë rezultatesh u arritën.

Kujtojmë se si Kurti dhe Vuçiç janë pritur në takimet të ndara nga liderët e BE-së, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Në takimi ishin prezent dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Tani pritet që ndërmjetësuesit e BE-së të japin një deklaratë lidhur me mbarëvajtjen e takimeve dhe rezultatet e arritur.

Ndërkohë më herët zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi se këto takime janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

Ideja është që këto takime të zhvillohen në margjinat e samitit të BE-së, në mbështetje të kthimit në dialog. Mesazhi i BE-së është se presim që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, t’iu kthehen menjëherë dhe pa pengesa detyrimeve që dalin nga dialogu, të punohet menjëherë për uljen e tensioneve dhe rifillimin e dialogut”, tha Stano.

vuçiç negociata

Lini një Përgjigje