TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Tetor 2023, 14:17

Presidentja e Komisionit Europian viziton të hënën Kosovën, takim me Osmanin dhe Kurtin

Shkruar nga Pamfleti
Presidentja e Komisionit Europian viziton të hënën Kosovën,
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, të hënën vizitojë Kosovën.

Ajo do të qëndrojë në Kosovë në kuadër të një vizite katërditore në rajon, ku do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Vizita e saj e planifikuar në rajon është publikuar në kalendarin e ngjarjeve në faqen e Komisionit Evropian.

Sipas këtij kalendari ajo në Prishtinë do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë vizitës së saj raportohet se ajo do të flasë me liderët e rajonit për procesin e zgjerimit të BE-së.

 

ursula von der leyen vizitë në kosovë

Lini një Përgjigje