TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Shtator 2023, 10:27

Situata në veri, kongresmeni amerikan: I alarmuar nga prania e forcave serbe në kufirin me Kosovën

Shkruar nga Pamfleti
Situata në veri, kongresmeni amerikan: I alarmuar nga prania e forcave
Ritchie Torres

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka thënë se është i alarmuar pas informacioneve për një dislokim të madh të forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

“Si një përkrahës dhe aleat krenar dhe i palëkundur i Republikës së Kosovës, jam gjithnjë e më i alarmuar nga raportet për një dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe përgjatë kufirit Serbi-Kosovë”, ka shkruar ai.

Torres ka shpërndarë një shkrim të “Reuters”, ku koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.

Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.

“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimi i grumbullimit të trupave ushtarake serbe, nuk mund ta them tani”, tha ai.

Megjithatë, Kirby tha se “madhësia” e trupave të grumbulluara është destabilzuese.

ritchie torres

Lini një Përgjigje