TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Nëntor 2023, 13:16

Shpërthimi në veri të Kosovës, reagon policia: Kemi nisur hetimet për ngjarjen

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi në veri të Kosovës, reagon policia: Kemi nisur

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga shpërthimi i ndodhur gjatë natës në Mitrovicën e Veriut.

Policia ka nisur hetimet për shpërthimin e një granate dore pak pas mesnatës. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, njoftoi se nga ky shpërthim nuk ka asnjë të lënduar. Granata dyshohet të ketë shpërthyer në rrugën “Perandori Dushan” dhe ka shkaktuar dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie.

“Njësitë kompetente policore kanë dalë në vend të ngjarjes. Policia, pas konsultimit me prokuror, ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, theksoi Elshani.

Gjendja në veriun e Kosovës, vendi i banuar me shumicë serbe, vazhdon të jetë e tensionuar prej fillimit të këtij viti, kur serbët lokalë i kundërshtuan kryetarët shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe, të cilët dolën nga zgjedhjet e bojkotuara nga serbët në prill.

policia kosove

Lini një Përgjigje