
Bashkimi Evropian ka reaguar sërish i shqetësuar lidhur me situatën në veri të Kosovës, pas shpërthimit të një granate dore në Lagjen e Boshnjakëve.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media ka thënë se janë duke e përcjell me shqetësim situatën atje dhe se do të reagojnë me kohë në rast se është e nevojshme.
“Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës ku nuk ka një de-përshkallëzim të tensioneve. Dua të ripërsëris se jemi duke e përcjell me shqetësim situatën dhe do të reagojmë me kohë në rast se është e nevojshme”, është shprehur Stano.
Kujtojmë se një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në mesnatë në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës. Lajmin e konfirmoi, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.
Një reagim lidhur me situatën në veri, bëri pak më herët edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Ai deklaroi se grupet kriminale kanë gjuajtur me granatë dore, si shenjë revolte ndaj arrestimit të tre serbëve për krime të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë.
Lini një Përgjigje