TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Shtator 2023, 08:16

Rikthehen tensionet? Regjistrohet një shpërthim i fuqishëm në mesnatë në Mitrovicë

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen tensionet? Regjistrohet një shpërthim i fuqishëm

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në mesnatë në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me popullatë të përzier.

Lajmin u konfirmua për mediat nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

“Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, bëri të ditur Elshani.

Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmeve në një automjet, nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po vijon hetimet për identifikimin e autorit/ve.

Lini një Përgjigje