
Vetëm 2 ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka reaguar zyrtarisht, duke përshëndetur procesin dhe shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme.
“Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi prioritetet e përbashkëta të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik,” tha një zëdhënës i Ambasadës për Klankosova.
Ky reagim është në kontrast të fortë me qasjen e SHBA-së në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, të mbajtura më 11 maj 2025, ku Partia Socialiste fitoi mandatin e katërt me shumicë absolute.
Pas atyre zgjedhjeve, Ambasada e SHBA në Tiranë qëndroi në heshtje për 10 ditë, duke shpërndarë një reagim të ftohtë që uroi vetëm qytetarët shqiptarë për pjesëmarrjen në votim, pa përmendur asnjëherë qeverinë apo rezultatin.
Në Tiranë, kjo u lexua si një sinjal diplomatik, duke shtuar dyshimet mbi legjitimitetin moral të procesit elektoral dhe standardet e lirisë së zgjedhjeve.
Lini një Përgjigje