TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Dhjetor 2025, 17:52

Triumfi i Albin Kurtit, Milaim Zeka: Pse ishte e pritshme kjo fitore!

Shkruar nga Pamfleti
Triumfi i Albin Kurtit, Milaim Zeka: Pse ishte e pritshme kjo fitore!
Milaim Zeka

Gazetari Milaim Zeka ka folur zgjedhjet e mbajtura dje në Kosovë, ku Albin Kurti doli fitues.

Zeka u shpreh se fitorja e Kurtit ishte e pritshme, për shkak të mungesës së një kauze të qartë nga ana e opozitës.

Sipas tij, procesi zgjedhor u ndikua edhe nga data e zgjedhjeve, e cila u caktua më 28 dhjetor, kur kishte edhe një prezencë të madhe të diasporës në Kosovë.

Në analizën e tij, Zeka theksoi gjithashtu se opozita nuk arriti të përballej seriozisht me Kurtin gjatë fushatës.

“Asnjë opozitar nuk e ka sulmuar realisht Kurtin”, tha ai në News24, duke shtuar se opozita ka vepruar pa kauzë dhe strategji të mirëfilltë.

Sipas Zekës, gjatë pesë viteve të fundit, përplasjet më të mëdha të Kurtit nuk kanë qenë me opozitën politike, por me gazetarët dhe analistët.

milaim zeka zgjedhjet ne kosove

2 Komente

  1. C
    Cekani.

    Do vej haka tek i zoti. Kije inat, foli hakun. Albin Kurti është patriot vizionar i Kosovës Martire. Një gjysëm Albin Kurti, të kishte Shqipëria. Por janë bërë HAJNA të dy krahët.????

    1. V
      VASFI BALLIU ME RRESPEKT

      FITORJA E KURTIT ASHT FITORJA E KOSOVES KOSOVA ME ALBIN KURTIN NE KRYE ECEN PER PARA NE CDO DREJTIM PER REALIZIMIN E TE GJITH DETYRAVE QE E PRET VENDI. JU UROJM GEZUAR FITOREN N

      Lini një Përgjigje