TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Dhjetor 2025, 15:13

Kosovë, fillon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Shkruar nga Pamfleti

Kosovë, fillon numërimi i votave për kandidatët për

Ka filluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë pas Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme të 28 dhjetorit në Kosovë.

Komisioni Qendror Zgjedhor bëri të ditur se tashmë janë në verifikim të votave të partive, derisa kanë filluar edhe numërimin e votave për deputetë.

Aktualisht janë duke u numëruar votat nga qendrat me numër më të vogël, si ato në Han të Elezit, Viti, Dragash dhe Shtërpcë.

Pas numërimit të votave, VV-ja me partnerë ka marrë gati 50 për qind të ulëseve në Kuvend dhe i mjafton vetëm bashkëpunimi me partitë e komuniteteve joshumicë për të formuar vetë Qeverinë. “Më 9 shkurt fitoi Lëvizja Vetëvendosje, më 28 dhjetor fitoi populli dhe Republika e Kosovës. Urime fitorja më e madhe në histori të vendit”, tha Albin Kurti.

Lini një Përgjigje