TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Janar 2024, 11:45

Shaip Kamberi: Shqiptarët e Luginës të refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi

Shkruar nga Pamfleti

Shaip Kamberi: Shqiptarët e Luginës të refuzojnë

Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi, ka thënë deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Duke komentuar paralajmërimin e autoriteteve në Serbi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Kamberi ka thënë se këto janë të papranueshme.

“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse lëvizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandar Vuçiç është i papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai në Facebook.

Kamberi ka shtuar se Serbia s’është e kërcënuar nga vendet fqinje. Sipas tij, rasti i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit madje ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje të Serbisë dhe se kush synon agresorin.

“Rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta”, ka përfunduar ai.

shaip kamberi serbi lugina e presheves

Lini një Përgjigje