TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Janar 2024, 10:40

Takimi me Gërvallën, ministri Hasani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet i Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me Gërvallën, ministri Hasani: Anëtarësimi i

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani, në vijim të turit të tij rajonal, po zhvillon sot një vozitë në Kosovë, ku do të takohet me liderët politikë ne vend.

Në një konferencë të përbashkët me homologen Donika Gërvballa, Hasani u shpreh se qëllimi i turit rajonal, është ndarja e ideve mbi punën që duhet të bëhet për të mirën e rajonit.

Ministri Hasani vlerësoi gjithashtu edhe liberalizimin e vizave për Kosovën, si një hap tejet pozitiv për Kosovën dhe rajonin.
Ai foli në veçanti edhe për sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës.

“Rajoni sot më i kërcënuar sesa në çdo moment tjetër gjatë dekadës së fundit. Dënojmë ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ky sulm është një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit tonë. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë së shpejti. Duhet bashkëpunim për të ardhmen e rajonit, Shqipëria e Kosova janë në zemër të kësaj përpjekje. Rritja e përfaqësimit të përbashkët mbetet i një rëndësie kombëtare”, tha ai.

Hasani tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një nga prioritetet e kryesisë shqiptare të Kartës SHBA-Adriatike, ndërsa ka shtuar se integrimi rajonal në BE është mënyra e vetme për të garantuar paqen e stabilitetin e Ballkanin Perëndimor.

"Anëtarësimi i Kosovës në NATO, një nga prioritetet e kryesisë shqiptare të Kartës SHBA-Adriatike. Integrimi rajonal në BE është mënyra e vetme për të garantuar paqen e stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha ndër të tjera ministri i Jashtëm Igli Hasani.

gervalla hasani kosove nato shqiperise

Lini një Përgjigje