
Një shpërthim ka ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës pak para mesnatës, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri me lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.
Granata e dorës është hedhur pranë një prej lokaleve, në kryqëzimin pranë Fakultetit Teknikë në Mitrovicën Veriore. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, rast për të cilin ka dhënë një deklaratë për media edhe komandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë Veri, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 makina dhe dy persona janë plagosur. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, tha Elshani.
Lini një Përgjigje