TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Janar 2024, 07:30

Shpërthim i fuqishëm në Mitrovicën e Veriut, dy të plagosur; EULEX, KFOR-i dhe policia në gadishmëri

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim i fuqishëm në Mitrovicën e Veriut, dy të
Pamje nga vendngjarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth mesnatës ka pasur shpërthim nga një granatë dore në Mitrovicë të Veriut, ku për pasojë kanë mbetur dy të plagosur.

Granata e dorës është hedhur pranë një prej lokaleve, në kryqëzimin pranë Fakultetit Teknik.

Lajmi është konfirmuar edhe Zv.Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili tha se dy persona janë plagosur në Veri të vendit si rezultat i një shpërthimi të ndodhur pak para mesnatës.

Elshani ka treguar se dyshohet se mjeti shpërthyes është një granatë dore dhe se ngjarja ka ndodhur tek Hoteli Bisevac.

Njëri nga personat e lënduar është në gjendje më të rënduar.

“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë Veri, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, ka thënë Elshani për mediat në Kosovë.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur edhe pjesëtarët e EULEX-it dhe KFOR-it.

Policia menjëherë ka nisur hetimet mbi këtë rast.

Arsyet se përse ka ndodhur ky shpërthim ende nuk dihen. 

 

shpërthim i fuqishëm në mitrovicën e veriut dy të plagosur

Lini një Përgjigje