Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca teksa ka komentuar draftin e propozuar të kryeministrit Rama, tha se askush nuk e ka parë.
“Askush nuk e ka parë atë draft. Pyeteni nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës (Enver Hoxhaj)”-tha Konjufca.
I pyetur nëse do kërkojë Qeveria e Kosovës të shoh draftin, kryetari i Kuvendit të Kosovës e ka mohuar.
“Nuk kemi interes me e pa sepse kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Sa i përket përmbajtjes së tij, lirisht kontaktojeni nënkryetarin e Kuvendit, ai tha që e ka pa. Kryeministri shqiptar tha që është sekret por nënkryetari jonë tha që e ka pa. Shumë drafte kanë qarkulluar deri tash por asnjëri nuk ka pasur ndonjë efekt në Republikën e Kosovës”- ka thënë më tej Konjufca.
I pyetur nëse do të ishte zgjidhje për situatën në veri, ai tha se nuk mund të paragjykojë.
“Nuk mund të paragjykoj për përmbajtjen nuk e kam parë. Në parim mendoj që është gabim, pavarësisht përmbajtjes. Është një defekt parimor sepse kryeministri shqiptar nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulë me kryeministrin e Kosovës edhe pa i sqaruar të gjitha këto probleme së bashku. Ata takohen shpesh por ky ishte veprim i njëanshëm.”-shtoi Konjufca.
Lini një Përgjigje