TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Maj 2023, 15:37

Përplasjet në veri të Kosovës, dëgjohen  të shtëna me armë edhe në Zubin Potok (VIDEO)

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet në veri të Kosovës, dëgjohen  të

Situata në Veri të Kosovës është tensionuar ndjeshëm. Policia ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri.

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Komunën e Zubin Potokut.

Sot gjatë ditës janë grumbulluar qytetarë serbë në katër komunat veriore për t’i penguar kryetarët e rinj që të hyjnë nëpër objektet e komunave, njofton Klan Kosova.

Në komunën e Zveçanit ka pasur një përleshje mes serbëve të grumbulluar dhe Policisë së Kosovës.

Përveç një veture të djegur të Policisë së Kosovës, nuk raportohet për dëme në njerëz.

 

zubin potok te shtena me arme

Lini një Përgjigje