TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Maj 2023, 14:31

Të shtënat në veri, reagon presidenca e Kosovës: Strukturat kriminale kanë marrë urdhër nga Beogradi të përshkallëzojnë situatën

Shkruar nga Pamfleti
Të shtënat në veri, reagon presidenca e Kosovës: Strukturat
Pamje nga situata në Zveçan

Paraditne e sotme situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët janë kundër kryetarëve të rinj të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.

Për situatën ka reaguar edhe  shefi i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela.

Ai ka publikuar një video ku shihet një makinë duke u djegur ndërsa shkruan se strukturat kriminale të Serbisë kanë marrë urdhër për përshkallëzuar situatën në terren.

Mësohet se makina e djegur i përket një punonjësi të policisë së Kosovës.

Ai shton se Serbi do të mbajë përgjegjësi për përshkallëzimin e situatës në veri.

“Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren. Protestues “paqësor” që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendit. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”- shkruan ai.

 

reagon presidenca e kosovës të shtënat me armë në veri

Lini një Përgjigje