
Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë parë në veri të vendit në Zubin Potok, Leposaviç e Zveçan.
Kryetari i komunës Zubin Potok ka tentuar të hynë në godinë, por qytetarët serbë nuk e kanë lënë.
Aty janë parë edhe ish zyrtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
Gjithashtu raportohet se është lëshuar alarmi në qendër të qytetit ku janë të vendosura objekti i komunës dhe stacioni policor.
Serbët filluan të grumbullohen rreth objekteve komunale, dhe në afërsi ndodhen pjesëtarët e xhipave të KFOR-it dhe EULEX-it.
Kryetari i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Ugljanin, ka thënë se sirenat e alarmit “janë lëshuar nga strukturat paralele”, ndërsa si shkak për to ka thënë se “mund të jetë mitingu që do ta mbajë Aleksandër Vuçiçi në Serbi”.
Ndërkohë, në Leposaviç janë vendosur dy kamionë para Komunës.
Ndërsa ish-këshilltari në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, Miko Bishevac, tha për REL se qytetarët janë mbledhur para ndërtesës së komunës të bindur se “kryetari i sapozgjedhur, Izmir Zeqiri, po tenton të hyjë në objekt”.
“Ka makina, ku besohet se gjendet ai kryetari i qytetit dhe se ai po përpiqet të hyjë në ndërtesën e komunës”, tha Bishevac.
Bishevac konfirmoi se janë aktivizuar edhe sirena rreziku.
Në terren, sipas tij, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX, gjenden rreth ndërtesës së komunës.
“Njerëzit janë mbledhur atje dhe do të presim të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi ai.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje