
Janë rikthyer sërish tensionet në veri të Kosovë, kjo pasi serbët bllokuan komunat në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok që të mos lejonin kryetarët e rinj që të futen në zyrat e tyre.
Më e tensionuar situata është shfaqur në Zveçan, ku policia e Kosovës ka ndërdyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba me qëllim për të shpërndarë qytetarët që ishin mbledhur para godinë së komunës me shumicë serbe, në pjesën veriore të vendit.
Zapaljen automobil policije lažne države Kosovo pic.twitter.com/b20tgc7Z7a
— Pera (@MrkiPetar1) May 26, 2023
Në të katër komunat me shumicë serbe në veri u dëgjuan fillimisht sirena alarmi, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë.

Ndërkohë mesa duke serbët do të përdorin të njëjtën skemë si pak kohë më parë, pasi disa kamionë janë të parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Leposaviqit. Dhe dyshohet se ata do të synojnë sërish bllokimin e rrugëve.
Nga ana tjetër EULEX-i nuk ka komentuar lidhur me situatën edhe pse është i pranishëm në komunën e Zubin Potokut.
❗️ Serbian President Vucic put the army on maximum alert because of the situation in Kosovo, where clashes with Pristina special forces began. pic.twitter.com/Ucnwggodh3
— NEXTA (@nexta_tv) May 26, 2023
Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.
Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë. Ndonëse thanë se, së shpejti, do të nisin punën nga objektet komunale, nuk ishte e qartë se kur do të ndërmerrej një hap i tillë.
Vetëm në Mitrovicë të Veriut ekziston një ndërtesë komunale që funksionon sipas sistemit të Kosovës dhe kryetari i ri, Erden Atiç, u betua atje në zyrën e krye bashkiakut.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale në veri të Kosovës u mbajtën më 23 prill, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave nga radhët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Kjo parti e kundërshtoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kryer procesin e ri regjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.
Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.
Lini një Përgjigje