TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Maj 2023, 15:26

Agravon tensioni në veri të Kosovës, serbët rikthejnë barrikadat

Shkruar nga Pamfleti

Agravon tensioni në veri të Kosovës, serbët rikthejnë

Agravon konflikti në veri të Kosovës. Pas protestave dhe përplasjeve me policinë për të ndalur krerët e rinj të komunave të nisin punën, serbët kanë filluar vendosjen e barrikadave.

Disa kamionë janë të parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Leposaviqit.

Strukturat ilegale kanë lëshuar alarm në orën 12:00. I cili është ndërprerë pas 30 minutave.

Situata më e tensionuar është në Zveçan, ku serbët kanë djegur disa vetura të policisë. Kurse, Policia ka ndërhyrë me gaz-lotsjellës, pasi serbët tentonin të hynë në objektin e komunës.

 

tensione kosove barrikada

Lini një Përgjigje