TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Maj 2023, 14:57

Provokon Vuçiç, nis ushtrinë drejt kufirit me Kosovën pas tensioneve në veri

Shkruar nga Pamfleti

Provokon Vuçiç, nis ushtrinë drejt kufirit me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka lëshuar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë.

Sipas medias serbe “Novosti”, Vuçiç ka urdhëruar ushtrinë të lëvizin urgjentisht pranë vijës administrative me Kosovën.

Ky vendimi i presidentit serb thuhet se erdhi për shkak të dhunës që sipas tij, po ushtron policia e Albin Kurtit ndaj serbëve në Zveçan. Sipas mediave serbe, Vuçiç gjithashtu i kërkoi NATO-s që urgjentisht të ndalojë dhunën kundër serbëve në veri.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, policia e Kosovës ka njoftuar se po asiston kryetarët e zgjedhur për të hyrë në objektet komunale, pasi serbët bllokuan komunat në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok që të mos lejonin kryetarët e rinj që të futen në zyrat e tyre.

Situata është shfaqur më e tensionuar në Zveçan, ku policia e Kosovës ka ndërdyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba me qëllim për të shpërndarë qytetarët që ishin mbledhur para godinë së komunës me shumicë serbe, në pjesën veriore të vendit.

Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë. Ndonëse thanë se, së shpejti, do të nisin punën nga objektet komunale, nuk ishte e qartë se kur do të ndërmerrej një hap i tillë.

Vetëm në Mitrovicë të Veriut ekziston një ndërtesë komunale që funksionon sipas sistemit të Kosovës dhe kryetari i ri, Erden Atiç, u betua atje në zyrën e krye bashkiakut.

vuçiç tensionet veri

Lini një Përgjigje