TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Maj 2023, 15:24

Tensionet në Veri, Kosova paralajmëron Serbinë: Do të mbani përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin e situatës

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri, Kosova paralajmëron Serbinë: Do të mbani

Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas tensionimit të situatës në veri të qytetit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Vela deklaroi se Serbia do të mbajë përgjegjësi të plotë për përshkallzimin e situatës, ndërsa shtoi se nuk do të ketë dhunë.

“Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren. Protestuesit ‘paqësor’ që përdorin veprime hibridë dhe të dhunshme kundër zbatimit të ligjit. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësinë e plotë për përshkallëzim të situatës”, shkruan Vela.

 

tensione veri kosova serbia

Lini një Përgjigje