
Analisti Enver Bytyçi në emisionin ‘Të Pashoq’ ka folur lidhur me përplasjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe të dërguarit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell.
-Ndryshe nga kundërshtarët e tij në këtë garë elektorale, Albin Kurti ka një armik shumë të madh në këtë garë, referuar SHBA, reagimeve të fundit të Richard Grenell i cili ka sulmuar hapur Kurtin, i cili ka thënë se nuk e duan në Uashington dhe as në Bruksel. A e ka garën më të vështirë?
Unë mendoj se administrata Biden, megjithëse Kurti bëri thirrje në vitit 2020 të votohet Biden dhe jo Trump, ka mbajtur një qëndrim kundër qëndrimeve të Kurtit. Kryeministri i Kosovës është sovranist dhe merr vendime të cilat i gjykon se janë në interes të Kosovës dhe jo të ambasadorëve ose të përfaqësuesve diplomatikë të njërit apo tjetrit. SHBA kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Janë SHBA që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, madje presidenti Bush nga Tirana e shpalli 7-8 muaj përpara duke thënë se Kosova është e pavarur.
Pas ikjes së presidentit Bush, administratat në SHBA ndryshuan qëndrim. Pasi erdhi Barack Obama, politika e tij e ka dëmtuar Kosovën. Kur Kosova aplikoi në UNESCO, 2 vende votuan kundër. Një prej tyre ishte Polonia, vendi më i lidhur me amerikanët në Europë, pra ka pasur porosi nga amerikanët. Interesi ishte të bëhej presion mbi Kosovën që të bënte lëshime ndaj Serbisë. U pengua anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës, me qëllimin që Kosova të mbahet nën presion. Të njëjtën politikë kanë ndjekur adm nga Barack Obama deri më sot.
Në maj të vitit 2020, ishte Grenell ai që rrëzoi Albin Kurtin nga pushteti, sepse ishte kryeministër. Tërhoqi Lidhjen Demokratike nga koalicioni dhe një zgjedhjet e 14 shkurtit pas 7-8 muajsh ai fitoi 51 përqind nga 36 që kishte fituar herën e parë.
Lini një Përgjigje