TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Shkurt 2025, 21:42

Sa mandate fiton Kurti në zgjedhje? Bytyçi: Akuzat e Grenell e ndihmojnë, do rritet me 2-3 pikë

Shkruar nga Pamfleti

Sa mandate fiton Kurti në zgjedhje? Bytyçi: Akuzat e Grenell e

Analisti Enver Bytyçi në emisionin ‘Të Pashoq’ tha se akuzat e Richard Grenell mund të ndikojnë pozitivisht në rezultatin e Albin Kurtit në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Bytyçi u pyet nëse kishte një parashikim lidhur me përqindjen që mund të fitonte VV në zgjedhjet parlamentare, ndërsa theksoi se mendonte se do të arrinte mbi 40 %, por nuk do të arrinte shumicën prej 51 %.

Kritikat e Grenellit do e ndihmojnë Kurtin. Grenell sulmon për shkak të lidhjeve që ka me Beogradin, ndjen detyrim për shkak të lidhjeve që ka dhe mban këto qëndrime ndaj Kurtit.

Mendoj se Grenell gabohet nëse mendon që me akuza të tilla do të rrëzojë apo dëmtojë Kurtin. Pasi në momentin që u rrëzua nga pushteti, dhe të gjithë e dinë që Kurtin e rrëzoi herën e parë Grenell, Kurti e rriti elektoratin me 15%. Mendoj se nëse Grenell do të vijojë akuzat dhe ky do të gjejë një gjuhë për elektoratin për tiu përgjigjur do të kemi një forcim të pozitave të Kurtit me 2 ose 3 pikë, në këto ditë që kanë mbetur deri në ditën e zgjedhjeve.

Mendoj se do të jetë mbi 40 %, por jo se do të arrijë në 51%”, tha Bytyçi.



Lini një Përgjigje