TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Shkurt 2025, 21:16

Akuzat ndaj Kurtit, Enver Bytyçi: Haradinaj i pabesueshëm, VV i duhen edhe 4 vjet qeverisje

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat ndaj Kurtit, Enver Bytyçi: Haradinaj i pabesueshëm, VV i

Analisti Enver Bytyçi, ekspert i zhvillimeve në Rajon, në “Të Pashoq”, duke folur për zgjedhjet parlamentare në Kosovë tha se fushata mbahet në rrethana krejt të tjera nga ato të mëparshme. Bytyçi tha se deri në 2019 kishte fushata mes dy forcave kryesore PDK dhe LDK, që ishin në një koalicion dhe ishte krijuar idea se nuk do të kishte ndryshim të pushtetit.

Bytyçi tha se sot kemi Vetëvendosjen në pushtet dhe dy partitë opozitare janë PDK dhe LDK që janë në këto pozita prej 4 vitesh.

Sipas tij në normalitet, VV-së i duhen edhe 4 vite qeverisje, por do të shikojmë se çfarë do të ndodhë në 9 shkurt.

"Kemi një kokurencë shumë të fortë, janë bashkuar të gjitha partitë politike kundër VV-së”, tha Bytyçi.

Sipas tij, kemi pasur deklarata të forta edhe më parë kundër Kryeministrit Kurti që e lidhnin me Serbinë, madje Ramush Haradinaj e ka cilësuar si njeriun e Serbisë, që i shërben Beogradit.

“Kam dëgjuar arsyetimin e Haradinajt, i cili thotë se Kurti ishte i vetmi që shpëtoi në burgun e Dobracës dhe për pasojë lidhja është se përderisa ju i shpëtuat burgut të Dobravës, kjo do të thotë se jeni njeri i Serbisë. Por ky nuk është një arsyetim logjik. Serbia kishte shumë të lehtë që ta asgjesojë Ibrahim Rugovën, ai është izoluar në shtëpinë e tij, madje me urdhër që të mos dilte as nga dhoma. E morën peng, por nuk guxuan ta eliminonin. Sepse eleminimi i njerëzve të tillë krijon probleme për vete shtetin që do e bënte këtë eleminim. Edhe për Kurtin mund të kemi një situatë të ngjashme, ndaj dhe Beogradi nuk ka guxuar që ta eleminojë”, tha Bytyçi.

I pyetur se çfarë e shtyn Ramush Haradinaj të tentojë për të qenë Kryeministër i Kosovës, Bytyçi tha se kjo nuk është hera e parë që ai e tenton.

Ramushi ishte kryeministër i Kosovës, ka kërkuar të bëhet Kryeministër kur u kthye në Kosovë nga Haga. Ai u bë kryeministër duke bërë kompromise me ndërkombëtarët. Erdhi në pushtet duke bërë kompromise. Ai mori vendime sovraniste si në rastin e taksave me Serbinë, por ai mban qëndrime ekstreme, sa kompromisi aq edhe jo kompromisi. Niset nga rrethanat, nga konjukturat, ndaj edhe është bërë i pabesueshëm në Kosovës”, tha Bytyçi.

 

 

Lini një Përgjigje