TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Shkurt 2025, 20:49

Edward Joseph këshillon Kurtin: Kujdesu për raportet me SHBA-në!

Shkruar nga Pamfleti

Edward Joseph këshillon Kurtin: Kujdesu për raportet me SHBA-në!

Analisti i Ballkanit, Edward Joseph, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka përgjegjësi që të ketë raporte të mira me ShBA-në. Joseph tërhoqi gjithashtu vëmendjen për qëndrimin e qeverisë së Kosovës lidhur me kërkesat e faktorit ndërkombëtar. 

Kryeministri Kurti ka përgjegjësinë të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me Shtetet e Bashkuara. Ai nuk e ka bërë këtë. Dhe ai ka përgjegjësi t’u tregojë serbëve të Kosovës se janë qytetarë të plotë dhe një të ardhme të plotë në Republikën e Kosovës. Dhe ai nuk e ka bërë absolutisht këtë”, tha ai me anëtarë të Kongresit amerikan, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë se të dielën Kosova do të votojë për të zgjedhur qeverinë e cila do t’i drejtojë në katër vitet e ardhshme. Ndërkohë që në këtë fushatë elektorale, opozita është përqendruar te raportet je të mira të Kurtit me SHBA-në.

Lini një Përgjigje