TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Prill 2026, 19:32

Përfundon seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, Konjufca dhe Kollçaku tërheqin kandidaturën!

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit,

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca dhe deputetja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku kanë tërhequr kandidaturat për postin e presidentit. Në fund të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, Konjufca deklaroi se tërhiqet nga kandidatura për president.

“Tërhiqem nga kandidatura për kryetar të Republikës së Kosovës”, deklaroi Konjufca.

Pas tij fjalën e mori deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku e cila po ashtu deklaroi se e tërheq kandidaturën e saj për presidente.

Për hir të transkriptit dhe unë tërhiqem nga kandidatura për President”, tha Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Kujtojmë se Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku ishin kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje për President, ndërkohë që opozita nuk mori pjesë fare.

Senca e jashtëzakonshme e thirrur sot dështoi për shkak se opozita nuk mori pjesë, për shkak të mos dakordësisë për emrin. Në këto kushte Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja sëris, nëse nuk votohet emri i presidentit të ri deri ditën e nesërme, që është dhe afati i fundit kushtetues.

konjufca kollçaku president

Lini një Përgjigje