TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Janar 2026, 12:54

Paga minimale në Kosovë 425 euro në janar dhe 500 euro në korrik, hyn në fuqi vendimi i Kurtit

Shkruar nga Pamfleti
Paga minimale në Kosovë 425 euro në janar dhe 500 euro në
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale, duke përcaktuar dy faza të reja të rritjes gjatë vitit 2026.

Sipas vendimit zyrtar me numër 10/273, të datës 31 tetor 2025, i nënshkruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, paga minimale do të jetë: 425 euro bruto duke filluar nga 1 janari 2026, për një punë të rregullt me orar të plotë dhe  500 euro bruto duke filluar nga 1 korriku 2026, po ashtu për punë të rregullt me orar të plotë.

Me këtë vendim: Obligohen Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati i Punës për zbatimin e tij.

Ky vendim hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Paga minimale në Kosovë 425 euro në janar dhe 500 euro në

qeveria kosoves paga minimale

Lini një Përgjigje