Kosova ka mposhtur Sllovakinë me rezultat 4-3 për të arritur finalen e play-off-it, e cila do të luhet më 31 mars kundër Turqisë në “Fadil Vokrri”.
Kryeministri Albin Kurti premtoi 500 mijë euro në rast të fitores së “Dardanëve”.
Ky premtim bëri që kryetari i Prishtinës, Përparim Ramës, të ironizojë me Kurtin.
“Qiti paret Kryeministër Albin Kurti”, shkroi Rama në Facebook.
Fitorja e Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë do të shpërblehet edhe financiarisht nga institucionet shtetërore. Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se Qeveria do të procedojë me vendimin për ndarjen 500 mijë euro për “Dardanët”.
Në një njoftim të publikuar në Facebook, ai theksoi se, me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, vendimi për ndarjen e 500 mijë eurove do të jetë gati për miratim në mbledhjen e radhës së Qeverisë, të hënën.
“Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë.”, ka shkruar Murati.
Ky shpërblim vjen si vlerësim për suksesin e madh të Kombëtares së Kosovës, e cila me fitoren e fundit ka bërë një hap të rëndësishëm drejt objektivave historike në arenën ndërkombëtare.
Në finale, e cila do të zhvillohet të martën, Kosova do të përballet me Truqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Urime dhe suksese.