TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Prill 2026, 22:17

Nuk ka tym të bardhë në Kosovë/ Opozita bojkoton, mazhoranca voton pa kuorum; shtyhet seanca për zgjedhjen e presidentit!

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka tym të bardhë në Kosovë/ Opozita bojkoton, mazhoranca

Në seancën e thirrur mbrëmjen e sotme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, procesi u zhvillua në mungesë të opozitës, e cila vendosi sërish të bojkotojë.

Pavarësisht kësaj, Kuvendi vijoi me procedurat, duke çuar në përfundimin e raundit të parë të votimit, i cili më pas u shpall i pavlefshëm për shkak të mungesës së kuorumit.

Zhvillimet vijnë pas dorëheqjes nga kandidimi të zëvendëskryeministrit Glauk Konjufca dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Në vijim të seancës, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ftoi deputetët në sallë dhe procedoi me propozimin e dy emrave të rinj për postin e presidentit: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Pas propozimit të kandidatëve, nisi procesi i votimit për Presidentin. Në sallë ishin të pranishëm 64 deputetë, ndërsa mungesa e deputetëve të opozitës bëri që të mos plotësohej kërkesa kushtetuese prej të paktën 80 deputetësh për një votim të vlefshëm.

Megjithatë, kryetarja e Kuvendit vijoi procesin, duke ezauruar raundin e parë të votimit. Në përfundim, ajo konstatoi mungesën e kuorumit dhe shpalli të pavlefshëm votimin, duke u bërë thirrje deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në seancën e nesërme për raundin e dytë.

Sipas përcaktimeve kushtetuese, nesër është afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Nëse edhe raundi i radhës dështon, vendi pritet të përballet me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

kuvendi kosovë

Lini një Përgjigje