TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Prill 2024, 16:44

“Nuk dinte çfarë të fliste”, Spartak Ngjela për përballjen Osmani - Vuçiç në OKB: Qëndrimi i presidentes së Kosovës, ishte perfekt!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk dinte çfarë të fliste”, Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela duke komentuar përplasjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me homologun serb Aleksandër Vuçiç në OKB, tha se ajo i tregoi vendit, presidentit serb.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ngjela tha se Osmani foli sak si një fituese e një lufte të drejtë, e cila ka shpëtuar shqiptarët e shtetit të Kosovës nga dhuna genocidiale e Serbisë.

Ai shtoi se retorika e Osmani së bashku me të vërtetat bazuara në fakte për gjenocidin serb, bënë sipas tij që Vuçiçi të dalë nga torua.

Po. Fjala e Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në Këshillin e Sigurimit të OKB -së, ishte një goditje elokuente dhe faktike për krimet që Serbia ka kryer kundër popullatës shqiptare të Kosovës, në historinë e genocidit të saj antishqiptar.

E saktë, e vendosur dhe optimiste ishte Vjosa Osmani në fjalimin e saj. Dhe, shumë e fortë politikisht e moralisht njëherësh, ishte gjithashtu, edhe përbërja e stafit të saj, me pjesëtarë të familjeve që kanë pësuar masivisht eliminimet fizike të fëmijëve, të grave dhe qytetareve të pambrojtur shqiptarë, nga një dhunë kriminale ushtarake e Serbisë. Kurse tani, kundrejt një pushtuesi të mundur në luftë për pavarësi kombëtare, Vjosa Osmani foli sak si një fituese e një lufte të drejtë, e cila ka shpëtuar shqiptarët e shtetit të Kosovës nga dhuna genocidiale e Serbisë.

Prandaj, liria e Kosovës dhe trimëria shqiptare e luftës për çlirim, u dallua qartë në të gjithë qëndrimin dinjitoz dhe optimist që tregoi në Këshillin e Sigurimit Presidentja e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e saj, Vjosa Osmani. Fjalimi dhe, ky qëndrim i presidentes së Kosovës, krijoi përhumbjen e presidentit të Serbisë Vuçiç, i cili, me pesimizmin e tij, dhe, me rënien e thellë psikologjike që tregoi, nuk dinte se çfarë të fliste: tek ai, ne pamë psikikën e një presidenti të mbaruar”, tha Ngjela. 

ngjela

Lini një Përgjigje