Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur verifikimin e pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me dyshimet se ka gjetur diferenca të theksuara në deklarimin e saj të pasurisë në dy vitet e fundit.
Ndryshimet lidhen kryesisht me rritjen e kursimeve.
Pas nisjes së hetimeve, në një reagim Presidenca e Kosovës tha se Vjosa Osmani mbetet e hapur për çdo verifikim që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh.
“Presidentja Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh, të cilat dihet mirëfilli pse po ndodhin”, tha Bekim Kupina, një prej këshilltarëve të Presidentes.
Lini një Përgjigje