TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Janar 2026, 16:09

Avokatët të shqetësuar për Hashim Thaçin në Hagë: Është incizuar fshehtas!

Shkruar nga Pamfleti
Avokatët të shqetësuar për Hashim Thaçin në
Hashim Thaçi në Hagë

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Hagës, ku bën me dije se janë shkelur të drejtat elementare të tij gjatë procedurës.

Në ankesë, avokati argumenton se Thaçi është viktimë e shkeljeve të shumta, sidomos në lidhje me caktimin e paligjshëm të disa gjyqtarëve, përfshirë gjyqtarin e vetëm dhe gjyqtarët e procedurës paraprake.

“Z. Thaçi është një individ të cilit i janë dhënë të drejta sipas Kushtetutës. Ai është viktimë e shkeljeve të përcaktuara në këto parashtresa, në lidhje me caktimin e paligjshëm si të Gjyqtarit të Vetëm ashtu edhe të Gjyqtarëve të Procedurës Paraprake. Të dy Gjyqtarët e Vetëm dhe të dy Gjyqtarët e Procedurës Paraprake kanë lëshuar vendime në lidhje me z. Thaçi si pjesë e procedurave penale të ngritura kundër tij nga Prokuroria Speciale në Rastin 12, pavarësisht se nuk janë caktuar në përputhje me ligjin. Ndër të tjera, vendimet kanë autorizuar regjistrimin e fshehtë të vizitave dhe telefonatave të z. Thaçi në qendrën e paraburgimit; sekuestrimin dhe kontrollin e kompjuterit të tij; ndalimin e tij të përsëritur dhe vazhdimin e paraburgimit; kufizimet për vizitorët e tij personalë gjatë këtij paraburgimi; dhe aktakuzën e tij në Rastin 12”, thuhet në parashtresë.

Avokatët theksojnë se këto shkelje, njëllosin procesin që është përcjellur me veprime jo të ligjshme.

“Shkeljet e veçanta të Nenit 31 të ngritura nga kjo kërkesë nuk janë çështje që mund të korrigjohen në një fazë të mëvonshme të çështjes. Nuk ka asnjë hap që Gjyqtari i Vetëm i Gjykimit mund të ndërmarrë që do të korrigjojë parregullsinë që njollos këto procedura. Çështja është ndërtuar kryesisht mbi prova të cilat janë marrë në një mënyrë që nuk është në përputhje me Ligjin e Gjykatës Speciale të KSK-së, pasi ato janë autorizuar nga gjyqtarë që nuk janë caktuar siç duhet dhe në mënyrë të rregullt sipas Rregullës. Më e rëndësishmja, Aktakuza nuk është lëshuar në përputhje me Ligjin, dhe kjo pavlefshmëri nuk mund të korrigjohet përveçse me një vendim të ri konfirmimi nga një Gjyqtar i Procedurës Paraprake i caktuar siç duhet”, thuhet më tutje në parashtrim.

Një tjetër argument i avokatëve është se janë shkelur të drejtat e privatësisë së Thaçit, pasi janë incizuar fshehtas bisedat e tij dhe janë marrë pajisjet e tij personale pa leje të duhur.

“Më qartë, si Gjyqtar i Vetëm dhe Gjyqtar i Procedurës Paraprake, si Gjyqtarja Masselot ashtu edhe Gjyqtari Guillou dhanë urdhra që mundësonin regjistrimin e fshehtë të bisedave private të Z. Thaçi dhe aksesin në këto biseda nga ZPS-ja dhe të tjerët. Ata gjithashtu nxorën urdhra që mundësonin sekuestrimin dhe kontrollin e kompjuterit të Z. Thaçi, si dhe nxjerrjen e të dhënave prej tij, të cilat përfshinin korrespondencën dhe shkrimet e tij personale”, thuhet më tutje.

Në këtë kontekst, mbrojtja e Thaçit kërkon që të konstatohet shkelja e të drejtave të njeriut dhe që të theksohet se këto veprime kanë cenuar privatësinë dhe ligjshmërinë e procesit ndaj tij.

  hashim thaçi në hagë

1 Komente

  1. Tony

    Ky qelbesire qe shiti trojet e Kosoves te Mali Zi e deshi t'i jepte Serbise Mitrovicen e pasur me mbi gjysem trilioni Dollare ne shkembim te ca trojeve shkurre duhet te lirohet e te futet ne burg ne Kosove e te vuaje denim prej qeni. Sllobodani ua tha qarte Shqiptareve, me jepni Mitrovicen e une e harroj Kosoven. Ky pis per interesin personal te ca asprave shiti token e popullin e vet. Te gjitha luftrat behen per burime parash e jo per surratin e popujve qe jetojne ne ato troje. Ky kelysh bushtre i "shkolluar" ne Tirane nga super agjenti serb Sali Berisha e mbeshtetur nga qenushi tjeter qejfli e Beogradit Edi na u ke komandantus i UCK. UCK u krijua e luftoi me bijte me te shquar te Kosoves e Shqiperise e jo nga ky bythemut me pampersa.

    Lini një Përgjigje