TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Janar 2026, 08:34

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, plagosen dy persona

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, plagosen dy persona
Pamje ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e djeshme në Podujevë, ndërsa policia ka arrestuar dy persona.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se rreth orës 20:30 policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën Zahir Pajaziti.

Ajo tha se njësitë policore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe konfirmoi se dy persona janë plagosur.

Raportohet se dy të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të konfliktit.

“Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar”, shtoi zëdhënësja e policisë.

Lini një Përgjigje