TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Janar 2026, 14:08

Arrestimi i Maduros, kryeministri Kurti krah SHBA: Kosova mbështet luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Maduros, kryeministri Kurti krah SHBA: Kosova mbështet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen e plotë të Kosovës për operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë, të udhëhequr nga presidenti Donald Trump.

Kurti e ka cilësuar mbajtjen përgjegjës të aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave si thelbësor për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Kurti thekson se Kosova, si aleate strategjike e SHBA-së dhe NATO-s, qëndron fuqishëm në krah të përpjekjeve për luftimin e krimit të organizuar dhe mbrojtjen e vlerave demokratike perëndimore.

arrestimi i maduros kryeministri kurti shba

Lini një Përgjigje