Procesi i numërimit të votave me postë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë po vijon me ritme të qëndrueshme. Deri tani, janë përpunuar rreth 30.43% e totalit të votave të ardhura nga diaspora, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një dominim absolut të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Vetëvendosje kryeson bindshëm me 70.69% të votave të numëruara me postë, duke konfirmuar përkrahjen masive të emigrantëve për këtë subjekt politik edhe në këtë cikël zgjedhor.
Në vend të dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.59%, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë deri tani 8.83% të votave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ndjek me 8.27%, ndërkohë që partitë e vogla kanë marrë përqindje më të ulëta, pa ndikim real në renditjen e përgjithshme.
Kjo prirje e votës me postë përforcon perceptimin se diaspora mbetet një bastion i Vetëvendosjes, ndërsa numërimi pritet të vijojë në ditët në vijim për të përmbyllur tërësisht rezultatin nga jashtë vendit.
Lini një Përgjigje