
Ka folur për herë të parë menaxheri i lokalit, ku Liridona Ademaj, së bashku me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy fëmijët, konsumuan darkën e fundit, para se të ndodhte krimi makabër.
Në një bisede telefonike në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, menaxheri shkurtimisht ka thënë, se ata ishin klientë të rregullt dhe dukeshin një familje e lumtur.
Ai shton se për rastin, policia ka marrë të gjitha pamjet e nevojshëm dhe ata nuk kanë më çfarë deklaratash të japin.
“Me rastin vajzës është marrë policia. Po i kemi pasur klientë. Dukeshin të lumtur bashkë më fëmijët. Policia ka marrë video dhe fotot, ne nuk mund të japim me deklarata të tjera”, tha ai shkurtimisht.
Lini një Përgjigje