TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Prill 2026, 17:56

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit në OKB, Konjufca: Serbia të përballet me realitetin, ta njohë Kosovën si shtet të pavarur

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit në OKB, Konjufca: Serbia

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, bëri thirrje që Serbia të pranojë realitetin dhe ta njohë Kosovën si shtet. Gjatë fjalës së tij, Konjufca shtoi se pengesa e vetme për normalizimin e raporteve mes dy vendeve është Serbia.

“Kosova mbetet e gatshme të normalizojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe fqinjësore, megjithatë pengesë ndaj paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve mbetet Serbia që as nuk është e interesuar t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën e as të hyjë në BE. I bëjmë thirrje Serbisë të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur e sovran dhe të mos mbajë peng të gjithë rajonin të një hegjemonie”, ka thënë Konjufca.

Më tej, Konjufca ka akuzuar Beogradin për ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë me anë të mbështetjes së hapur ndaj Listës Serbe.

“Beogradi ka vazhduar të luajë rolin e vet destruktiv duke u përpjekur të ndërhyjë në zgjedhje, duke u përpjekur për ta mbështetur Listën Serbe në zgjedhjet në Kosovë, duke synuar ta reflektojë drejtimin e vet me një parti në pushtet. Ne kemi penguar ndërhyrje të tilla të huaja dhe kemi arritur të ruajmë dinjitetin e institucioneve tona demokratike”, shtoi më tej ai.

konjufca okb kosova

Lini një Përgjigje