TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Prill 2026, 13:50

Kurti: Atmosferë konstruktive me Abdixhikun, duam t`i shmangim zgjedhjet

Shkruar nga Pamfleti
Kurti: Atmosferë konstruktive me Abdixhikun, duam t`i shmangim zgjedhjet
Albin Kurti

Albin Kurti, Kryeministër dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, e cilësoi konstruktiv takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke theksuar se tri javët e mbetura do të shfrytëzohen për përpjekje drejt gjetjes së një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai pohoi se përmes këtyre takimeve do të synohet të arrihet marrëveshja.

Atmosfera konstruktive dhe dashamirësia për t’i shmangur zgjedhjet e reja më bëjnë optimist për këto tri javët e mbetura. Uroj që të mos i shfrytëzojmë deri në ditën apo orën e fundit, siç është bërë zakon”, u shpreh Kurti.

Ai ka theksuar se zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje për sigurimin e 80 votave të nevojshme për zgjedhjen e presidentit të ri.

Është e vështirë të paramendojmë një fushatë zgjedhore me të njëjtat zotime, të kërkojmë votën nga qytetarët për një rezultat që e dimë se nuk ndryshon shumë”, shtoi ai.

Ashtu si edhe Abdixhiku, ai nuk dha detaje konkrete nga takimi, duke theksuar nevojën për ruajtjen e konfidencialitetit të bisedimeve.

Ne jemi udhëheqës të subjekteve demokratike dhe jemi transparentë sa i përket procesit, por duhet ta ruajmë konfidencialitetin e bisedimeve. Në momentin kur bisedimet sjellin rezultat konkret, mund të përgjigjemi për të arriturat. Por përderisa ky nuk është rasti, nuk mund të flasim për emra të përveçëm”, theksoi Kurti.

Ai shtoi se vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim se për një kandidat konkret duhet të sigurohet një shumicë prej 84 ose 85 deputetësh, dhe jo të synohen vetëm 80 apo 81 vota.

Vetëm një shumicë prej 84 ose 85 deputetëve do të na bënte komodë. Edhe më tutje besoj se numri 80 apo 81 nuk është caku ynë për të ecur përpara, është më shumë se aq. Duhet të synojmë deri në ditën e fundit jo 81, por 84 apo 85 deputetë”, tha ai.

Kurti bëri të ditur se do të përpiqet të zhvillojë takim edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, duke theksuar se presidenti i ardhshëm nuk duhet të jetë i një apo dy partive, por një figurë që përfaqëson një konsensus më të gjerë politik.

 

kurti kosova abdixhiku

Lini një Përgjigje