TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Prill 2026, 15:23

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për të vërtetën e luftës, Lista Serbe braktis sallën!

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për të
Kuvendi i Kosovës

Rezoluta e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për mbrojtjen e viktimave dhe për të vërtetën historike të luftës, është miratuar në Kuvend të premten.

Me konsensus, partitë vendosën që për rezolutën të diskutohej pas deklarimeve jashtë rendit të ditës. Partia Demokratike e Kosovës si propozues tregoi se me këtë rezolutë synohet të dënohen të gjitha nismat që shtrembërojnë të vërtetën historike të luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës u mbështet edhe nga pushteti e partitë e tjera parlamentare, përpos Listës Serbe që u largua nga salla. Ky dokument u miratua me 90 vota për asnjë kundër e asnjë abstenim. Rezoluta u hartua pasi në sheshin e Prishtinës, një ekspozitë me autor Shkëlzen Gashin paraqiti të dhëna të pasakta mbi masakrat në Kosovë.

Në këtë rezolutë përfshihet edhe pika për inicimin e dënimit të atyre që mohojnë ose minimizojnë krimet serbe.

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për të

Përmbajtja e rezolutës:

-Kuvendi thekson se është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës që të kryejnë hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të Serbisë në Kosovë.

-Inkurajon institucionet e drejtësisë të vazhdojnë punën e nisur për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë.

-Nderon me përulje sakrificën sublime të popullit shqiptar, të të gjithë dëshmorëve të kombit dhe atyre që kontribuon dhe u sakrifikuan për liri dhe pavarësi.

-Dënon çfarëdo përpjekje zyrtare ose tjetër dhe çfarëdo deklarimi të zyrtarëve publike që synon ose angazhohet për amnistimin e Serbisë nga përgjegjësia për krimet e kryera në Kosovë

-Dënon çdo formë të shtrembërimit, relativizimit apo paraqitjes së pasaktë të fakteve që lidhen me luftën në Kosovë 1998-99.

-Dënon nismat si ekspozita e fundit e ekspozuar në Prishtinë, që me pasaktësi në të dhënat për masakrat e Serbisë nxisin reagime të gjera dhe provokojnë ripërjetimin e dhimbjeve duke rrezikuar deformimin e së vërtetës dhe fakteve historike.

-Fton institutin e krimeve të kryera në Kosovë qe sa më parë të hulumtojë dhe dokumentojë të dhënat e sakta mbi masakrat kryera në Kosovë nga Serbia, dhe të pasqyrojë të vërtetën historike në mënyrë të saktë dhe të plotë.

-Fton institucionet shtetërore, institucionet akademike dhe institutet kërkimore, mediat, OJQ-të, shoqatat profesioniste të fushë, qytetarët e familjarët e viktimave që të angazhohen në grumbullimin e fakteve, provave, dëshmive, e argumenteve duke i deponuar në Institutin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

-Mbështet dhe inkurajon përgatitjet për paditjen e Serbisë për krimet gjenocidale të kryera në Kosovë.

-Fton organet e drejtësisë që të zhvillojnë hetim të plotë, të pavarur, të paanshëm, lidhur me praninë eventuale të elementeve penale në rastin e prezantimit të të dhënave të pasakta dhe të zbardhen deri në fund rastet e mundshme.

-Obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Presidencën që të reagojnë në kohë reale dhe profesionalisht në raste kur nëpër forume ndërkombëtare ose deklarata publike sulmohet e vërteta e luftës në Kosovë.

-Obligon institucionet përgjegjëse që çdo aktivitet, ekspozitë apo publikim që trajton periudhën e luftës të bazohet në burime të verifikuara dhe konfirmuara nga Instituti i Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, ndonjë institucion kërkimor shkencor dhe në vendimet përfundimtare të institucioneve të drejtësisë që të shmanget çdo interpretim që cenon dinjitetin e viktimave dhe të vërtetën e luftës çlirimtare.

-Inkurajon komunitetin akademik, shoqërinë civile dhe studiuesit në dokumentimin e saktë dhe të bazuar në fakte të historisë së luftës në Kosovë.

-Zotohet se do të ndërmarrë veprimet legjislative për plotësimin e Kodit Penal me qëllim që parashihen dënime për personat që mohojnë ose minimizojnë krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

-Zotohet të parashihen dënime edhe për personat që kryejnë veprime që cenojnë dinjitetin e viktimave, miratojnë, glorifikojnë apo justifikojnë tiraninë dhe sundimin arbitrar të Serbisë, si dhe krimet e kryera prej saj në Kosovë, apo përhapin propagandën e Serbisë.

-Kërkon që Kuvendi dhe çdo institucion tjetër para se të mbështesë financiarisht apo çfarëdo mënyrë aktivitetet që kanë qëllim prezantimin e periudhën së luftës, apo përmbajnë elemente nga lufta, të sigurohen për saktësinë e të dhënave.

-Ndalon financimin apo mbështetjen e organizatave që organizojnë apo promovojnë projekte që deformojnë të vërtetën historike dhe fyejnë viktimat.

-Konfirmon përkushtimin e plotë të Kuvendit për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e së vërtetës historike.

kosova rezoluta

2 Komente

  1. T
    Thana

    Ky vendim i Kuvendit te Kosoves eshte shume i drejte dhe dyhet te vihet ne zbatim me njehere. Ky vendim duhej marre disa vite me pare, por deputetet e ketij kuvendi kane humbur kohe duke u ngrindur, jo ti po une. Ken humbur kohe e po vijojne te humbin duke diskutuar vlerat e Zonjes se nderuar, atdhetares dhe kuadrit te mireformuar Vjosa Ismani.

    1. T
      Tiku

      Shume e sakte verejtja, sepse greku dhe serbi te denojne e te debojne nga vendi tyre, me veç nje fotografi ose shprehje mendimi ne rrjetet sociale nga kudo qe te jesh ne bote, se i kane miratuar ligjet per te ashtuquajtura “përdhosje” me kohe! Kosova mir qe u zgjua ne kte drrejtim e Shqiperia akoma ne gjume!

    Lini një Përgjigje