TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Gusht 2025, 17:44

Kosovë/ Dhunohet deputeti së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e mitur, arrestohet autori

Shkruar nga Pamfleti

Kosovë/ Dhunohet deputeti së bashku me bashkëshorten dhe

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha raportohet se është sulmuar fizikisht nga një person. Ngjarja mësohet se ka ndodhur dje më 1 gusht në orën 18:10 në fshatin Zlipotok të Dragashit dhe Hoxha është sulmuar së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e tyre të mitur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se rreth orës 18:30, Policia është njoftuar nga QKMF-ja në Dragash se një person është paraqitur me lëndime trupore, të cilat i kishte marrë si pasojë e një përleshjeje.

“Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të lehta trupore. Rastit i janë përgjigjur menjëherë patrullat e Stacionit Policor në Dragash si dhe njësiti i hetimeve, në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit rajonalë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Sipas informacioneve të para, viktimat janë: qytetari A.H, mashkull, bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur”, ka theksuar Bytyqi.

Ai ka deklaruar se motivi i incidentit mbetet ende i paqartë ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pritet të merret në pyetje. 

Lini një Përgjigje