TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Gusht 2025, 13:06

Kaluan kufirin ilegalisht, arrestohen dy serbë

Shkruar nga Pamfleti

Kaluan kufirin ilegalisht, arrestohen dy serbë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy serbë që kishin kaluar ilegalisht kufirin.

Në fshatin Stublinë të komunës së Gjilanit, njësitë policore gjatë patrullimit të rregullt kanë ndaluar dy persona të dyshuar, shtetas të Serbisë, nën dyshimin për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, të dyshuarit dyshohet se kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjet kufitare në fuqi.

Pas ndalimit, rasti është trajtuar në konsultim me prokurorin kompetent, i cili ka vendosur që dy personat të dërgohen në gjykatë për kundërvajtje, në procedurë të shpejtë

Lini një Përgjigje