TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Gusht 2025, 21:44

Kurti konfirmon përgjimet ilegale të zyrtarëve serb gjatë takimeve në Bruksel: Qasje sabotuese nga ana e Beogradit

Shkruar nga Pamfleti

Kurti konfirmon përgjimet ilegale të zyrtarëve serb gjatë
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka konfirmuar përgjimet e kryera nga zyrtarë të lartë serbë brenda takimeve në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ai tha se ky veprim shfaq një formë të re të qasjes minuese dhe sabotuese të Serbisë në procesin e dialogut.  

Në emisionin “Five” të televizionit Dukagjini, janë publikuar këtë javë përgjime që Igor Popoviç, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, kishte bërë në takimin e datës 17 shtator 2020 në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. 

Përgjimet ilegale të bisedave me zyrtarë evropianë, këtë të premte, i konfirmoi edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

“Rasti i fundit ku dëshmohet audioincizimi ilegal dhe i fshehtë i bisedave në Bruksel, është rast jashtëzakonisht serioz që shpërfaqë në një formë që nuk e kemi hasur më herët të qasjes sistematike, destruktive, minuese dhe sabotuese të Serbisë, në raport me palët, ndërmjetësuesin dhe vet procesin e ndërmjetësuar nga Brukseli”, tha Albin Kurti. 

Kurti shtoi se Serbia po vazhdon të punojë për destablizimin e Kosovës, ndërkaq tha që organet e sigurisë janë duke iu kundërvënë sukseshëm. 

Lini një Përgjigje