TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Maj 2023, 22:52

"Kosova ka mbështetjen e ndërkombëtarëve", Kurti thyen heshtjen për tensionet në Veri: Qëllimi ishte rinisja e punës në komuna 

Shkruar nga Pamfleti

"Kosova ka mbështetjen e ndërkombëtarëve", Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thyer heshtjen pas kritikave që mori nga ndërkombëtarët për tensionet në veri.

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se veprime të tilla do të rezultojnë “me pasoja” në raportet dypalëshe me Kosovën.

Por Kurti tha për “RTV Duakgjinin”, para një takimi me ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe kryetarin e Pejës, se e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe “puna po ecën mirë”.

Sa i përket ditës së djeshme ajo çfarë është e rëndësishme të theksohet është që krejt çka kemi synuar ne si Qeveri dhe institucione të Republikës është të mundësojmë që kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhje demokratike të kenë qasje dhe të punojnë në zyrat e tyre, ku duhet t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim feje, etnie e prejardhje. Dhe besoj që për këtë do ta kemi mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë…E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna”, ka thënë Kurti.

kurti veri

Lini një Përgjigje